Alessandro Florenzi karrierën do ta vazhdojë në Itali.
Sipas mediave italiane, transferimi i Florenzit te Milani është punë e kryer dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
Klubi italian prej kohësh ishte vënë në kërkim të një mbrojtësi të krahut dhe duket se më në fund e ka gjetur të duhurin.
Raportohet se ‘Rossonerët’ do ta marrin atë në formë huazimin për 900 mijë euro, me të drejtë blerje më pas për 4 milionë euro në fund të sezonit.
30-vjeçari, së fundmi ishte i huazuar te PSG ku qëndroi për gjysmë sezoni por gjiganti francez nuk vendosi për blerjen e tij në fund.
Italiani e njeh mirë Serie A pasi ka luajtur te Roma për disa vite, dhe pritet të jetë një opsion i vlefshëm për ekipin e Milanit. /Lajmi.net/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...