Google ADS

E kryer, Carles Perez pranon huazimin te Roma

16:09 | 26 Janar 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Carles Pereza ka pranuar të huazohet te Roma.

Mundësia për të luajtur në “Camp Nou” për 21-vjeçarin është e limituar sepse është mbrapa bashkëlojtarit Ansu Fati, i cili shumicën e ndeshjeve është startues.

Pavarësisht që vazhdoi kontratën deri në verë të vitit 2022, Perez nuk ka luajtur në formacionin e parë që nga 28 shtatori, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, Perez ka pranuar të huazohet gjashtë muaj te Roma para se të mbyllet afati i janarit.

“Romakët” do e transferojnë lojtarin pa paguar ndonjë gjë, mirëpo nuk e kanë mundësinë e blerjes në fund të sezonit për 13 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme