Google ADS

E kryer, Brahim Diaz së shpejti lojtar i AC Milan-it

15:01 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid-it, Brahim Diaz do huazohet te AC Milan-i me mundësi blerje në fund të edicionit.

Sipas Mediaset, marrëveshja është arritur mes dy klubeve dhe spanjolli është i hapur për kalimin në Seria A, transmeton portali arbresh.info.

Diaz do i bashkohet “Rosonerëve” me mundësi blerje në fund të sezonit 2020/21 për 20 milionë euro.

Real-i gjithashtu arriti të sigurojë mundësinë e riblerjes së lojtarit në vitet e ardhshme.

Nga “Los Blancos” afër largimit janë edhe Mariano Diaz, Dani Ceballos dhe James Rodriguez./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme