Agjenti i sulmuesit të Arsenalit, Lucas Perez ka konfirmuar që Sevilla është e interesuar për të nënshkruar këtë verë me klientin e tij.
28-vjeçari pritet të largohet nga Emirates pas vetëm një viti të kaluar te skuadra londineze pas vështirësive të mëdha për të arritur deri në pozitën për të qenë pjesë e formacionit startues, transmeton portali arbresh.info. Arsenali raportohet se mund të rikthej pjesën më të madhe të tarifës prej 17 milionë funta që paguan te Deportivo La Coruna verën e kaluar nëse vendosin për të shitur spanjollin.
Agjenti i tij Rodrigo Fernandez Lovelle ka konfirmuar që Perez dëshiron të largohet dhe që Deporitvo dhe Sevilla janë të dy të interesuara për të shërbimet e tij.
“Ideja është që ai të jetë në gjendje të luaj për një klub tjetër. Ne dëshirojmë të largohemi dhe Arsenali tashmë e di këtë”, zbuloi agjenti. “A e njihni dikë që është i lumtur pasi nuk i ipet mundësia? Data më e rëndësishme është 3 korriku kur fillojnë ndeshjet para-sezonale të Arsenalit”
“Gjithçka është e mundur, presidenti i Deportivos ende e pëlqen atë, ndërsa vitin e kaluar unë jam takuar edhe me Sevillan, që sërish është e interesuar”
Perez ka shënuar shtatë gola brenda 21 paraqitjeve për Arsenalin sezonin e kaluar./arbresh.info
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin