Milani ka konfirmuar se Alessio Romagnoli ka pësuar një lëndim në kofshë të këmbës gjatë ndeshjes së barazuar ndaj Sassuolos mbrëmjen e së dielës dhe do të jetë jashtë fushës të paktën për dy javë.
Qendërmbrojtësi u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm minutave lojë në barazimin 1 me 1 ku Mateo Musacchio e zëvendësoi atë, transmeton portali arbresh.info.
“AC Milani iu njofton se Alessio Romagnoli ka pësuar një lëndim në bicepsin femoris të kofshës së tij të majtë gjatë ndeshjes Milan – Sassuolo të dielën”, kanë konfirmuar “Rossonerët” në një deklaratë zyrtare.
“Lojtari do të jetë subjekt i disa testimeve tjera mjekësore pas dy javëve”
Lëndimi i Romagnoli është një problem për trajnerin Gennaro Gattuso për shkak se mbrojtësi Leonardo Bonucci është i suspenduar për takimin në udhëtim ndaj Napolit në vikend./arbresh.info/
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...