Google ADS

E konfirmuar, problemet harrohen dhe Ibrahimovic do ta veshë sërish fanellën e Suedisë

14:06 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic u takua dje me trajnerin suedez Janne Andersson për të diskutuar një kthim të mundshëm në ekipin e tij kombëtar.

Andersson udhëtoi dje në Milano për të takuar 39-vjeçarin i cili aktualisht është i lënduar dhe do të mungojë rreth dy javë për skuadrën kuqezi.

Suedezi u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në 2016 por tani mund të bëjë një kthim shokues në ekipin e tij kombëtar, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse që është duke shfaqur te skuadra italiane dhe formës së tij të mirë.

“Pas kësaj Zlatan kishte hapur mundësinë për t’u kthyer në ekipin kombëtar, mendova se ishte e drejtë ta takoja atë sa më shpejt të ishte e mundur”, tha Andersson pas takimit me Ibrahimovicin.

“Takimi ishte shumë pozitiv, ne jemi dakord për faktin se do të vazhdojmë dialogun në muajt e ardhshëm.”

Ndeshja e radhës e Suedisë është në mars të 2021.

Ibrahimoviç kishte sulmuar Andersson përsëri në shtator duke thënë se disa nga zgjedhjet e tij, duke përfshirë edhe mosluajtjen e Dejan Kulusevski të Juventusit ishin “shaka absolute”, por siç duket këto gjëra kanë kaluar dhe mund te shohim serish suedezin me fanellën e kombëtares së tij. /gazetaexpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme