Gonzalo Higuain ka konfirmuar mbrëmjen e sotme (e enjte) pensionimin nga skuadra kombëtare.
Sulmuesi ka konfirmuar se i ka dhënë fund karrierës së tij dhjetë vjeçare te skuadra kombëtare e Argjentinës, transmeton portali arbresh.info.
Higuain ka bërë 75 paraqitje për vendin e tij duke shënuar 31 gola, por së fundmi nuk është ftuar nga skuadra kombëtare e tij.
Sidoqoftë, 31-vjeçari ka zbuluar tani se gjithçka ka përfunduar dhe do të fokusohet vetëm në karrierën e tij në klub te Chelsea.
Higuain u transferua te “Blutë” gjatë afatit kalimtar të janarit nga Juventusi duke ndërprerë sezonin e tij në formë huazimi te AC Milani./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë