Google ADS

E konfirmuar: Pellegrini jashtë fushe për dy muaj

11:57 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Roma do të jetë në mungesë të Lorenzo Pellegrinit për dy muaj pasi mesfushori i është nënshtruar një operacioni në këmbë.

Pellegrini ka thyer ashtin e pestë të këmbës në këmbën e djathtë gjatë fitores 1 me 0 të Romas ndaj Lecces të dielën, transmeton portali arbresh.info.

“Giallorossët” konfirmuan mëngjesin e sotëm (e martë) se lojtari i është nënshtruar një “procedure korrigjuese”, e cila rezultoi e suksesshme.

Megjithatë, 23-vjeçari nuk pritet të kthehet në fushë deri në fund të muajit të ardhshëm ose në fillim të dhjetorit.

Ai do të mungoj në ndeshjet e ardhshme me skuadrën kombëtare si dhe ndeshjet në Serie A ndaj klubeve si Napoli, Milani dhe me gjasë edhe atë kundër Interit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme