E konfirmuar, Memushaj ftohet nga De Biasi (FOTO)

09:18 | 14 Mars 2017
Arbresh Info

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka ftuar mesfushorin e Delfino Pescaras, Ledian Memushaj, për dy ndeshjet e tyre të ardhshme.

Skuadra italiane në Serie A ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka pranuar ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për mesfushorin 30-vjeçar nga Vlora, shkruan portali arbresh.info.

Gianni de Biasi ka thirrur Memushajn për ndeshjen Itali – Shqipëri që zhvillohet më 24 mars në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror 2018. Katër ditë më vonë, “Kuqezinjtë” zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore, atë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në Elbasan.

Pescara ka konfirmuar se Memushaj do të jetë në depoziton për teknikun Gianni De Biasi nga 20 deri më 29 mars./arbresh.info

memushaj

Të ngjashme