Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamente në kyç të këmbës gjatë fitores 1 me 0 të së martës në Ligë të kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Klubi në Premierë Ligë ka konfirmuar se lëndimi i lojtarit kryesor të tyre është “serioz”, por nuk ka treguar se kur mund të rikthehet Kane në fushë, transmeton portali arbresh.info.
“Pas vlerësimeve gjatë dy ditëve më parë, ne mund t’iu konfirmojnë se Harry Kane ka pësuar një dëmtim serioz në ligamente të kyçit të këmbës së majtë pas një sfida në ndeshjen çerekfinale të Ligë të Kampionëve të fituar kundër Manchester Cityt”, shkruajnë Spursët në uebfaqen e tyre.
“Shqyrtimi vazhdon dhe ai do të vlerësohet nga stafi jonë mjekësor gjatë javëve të ardhshme”
Kapiteni i Anglisë, i cili ka shënuar 24 gola brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon, u largua nga stadiumi i ri i klubit me ndihëm e stafit mjekësor./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...