Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të luaj kundër Liverpoolit.
Mesfushori kosovar ka reaguar ashpër ndaj tifozëve derisa po largohej nga fusha si një zëvendësues në barazimin 2 me 2 kundër Crystal Palaces pasditen e së dielës, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Zvicrës iu përgjigj ashpër tifozëve që në formë ironike thirrën emrin e tij kur numri i tij u shfaq për zëvendësim. Xhaka vendosi dorën në vesh duke iu thënë tifozëve “q*** të gjithë” para se të largoj fanellën e Arsenalit duke shkurt direkt në tunel.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes të së nesërmes ndaj Liverpoolit, Unai Emery ka konfirmuar se Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës.
Por, trajneri spanjoll ka refuzuar të flas në lidhje me atë nëse i është larguar shiriti i kapitenit 27-vjeçarit në Emirates.
Arsenali luan mbrëmjen e së mërkurës në Anfield kundër Liverpoolit të Xherdan Shaqirit në kuadër të xhiros së 1/16-ës në Kupën Carabao.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...