Schalke ka konfirmuar se mesfushori Leon Goretzka, i cili raportohej se ishte shënjestër e Barcelonës, do t’i bashkohet Bayern Munichut gjatë merkatos verore të transferimeve.
Drejtori sportiv i klubit në Bundesliga, Christian Heidel ka konfirmuar sot (e premte) se reprezentuesi gjerman ka pranuar të transferohet te klubi bavarez, transmeton portali arbresh.info.
“Leon Goretzka na ka informuar në fillim të kësaj jave se dëshiron të largohet nga klubi që t’i bashkohet Bayern Munichut”, ka thënë Heidel për faqen zyrtare të klubit.
“Ne jemi të penduar. Dje Karl Heinz Rummenigge na ka informuar se Leoni ka kryer testet mjekësore. Ne kemi humbur një lojtar shumë të mirë”
“Ai nënshkroi një kontratë te Bayern Munichu që është e vlefshme nga 1 korriku i vitit 2018. Ne kemi bërë gjithçka për të mbajtur Leonin te Schalke”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...