Juventusi thotë se Giorgio Chiellini ka nevojë për një operacion pas një lëndimi në ligamente.
Mbrojtësi qendror Girgio Chiellini ka dëmtuar ligamentet në këmbën e djathtë dhe duhet gjithsesi t’i nënshtrohet një operacioni, ka konfirmuar Juventusi, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1167508671171108865
Qendërmbrojtësi me eksperiencë do të filloj trajtimin brenda ditëve të ardhshme pasi testet në J-Medical kanë zbuluar nivelin e lëndimit, i cili është marrë gjatë stërvitjeve të premten.
Juventusi nuk ka ofruar kohën e nevojshme për rikuperimin e 35-vjeçarit, i cili shënoi golin e vetëm në ndeshjen e fituar 1 me 0 në Serie A javën e kaluar ndaj Parmas.
Matthijs de Ligt do të ketë tani shansin për të qenë pjesë e formacionit startues./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?