Google ADS

E konfirmuar: Cristiano Ronaldo nuk luan kundër Atalantas

16:59 | 22 Nëntor 2019
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen kundër Atalantas të shtunën për shkak se është lënë jashtë nga skuadra nga Maurizio Sarri.

33-vjeçari shënoi hat-trick kundër Lituanisë dhe një gol kundër Luksemburgut gjatë detyrës së tij te Portugalia duke arritur në 99 në përgjithësi numrin e golave për vendin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Sarri ka vendosur për t’i dhënë pushim atij para ndeshjes kundër Atalantas  dhe duket se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ishte në nevojë për një pushim.

“Nuk ka asgjë për të sqaruar rreth Ronaldos. Disa lojtarë duhet të lihen jashtë për të pushuar”, ka thënë Sarri.

“Problemi është që të martën na ka thënë neve se nuk ndihet ende mirë. Qëllimi jonë është të kemi atë para Ligës së Kampionëve. Jam 99 për qind i sigurt se nuk do të jetë nesër”

Juventusi aktualisht udhëheq me një pikë para Interit në krye të tabelës në Serie A./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme