Hatem Ben Arfa ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit aktual duke alarmuar klubet në La Liga.
31-vjeçari, i cili ishte në radarin e Sevillas verën e kaluar, dështoi për të bërë ndonjë paraqitje në ndonjë kompeticionet për parisienët këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
“Së shpejti aventura ime te PSG do të përfundoj dhe pavarësisht momenteve të vështira, unë jam i lumtur që kam veshur këtë fanellë”, ka shkruar Ben Arfa në një postim në Instagram.
“Do të ruaj momentet e mrekullueshme me bashkëlojtarët e mi, e vlerësoj mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe unë gjithmonë do ta dua këtë klub”
Çmimi i Ben Arfas u rrit dukshëm pas një sezoni fantastik te Nice gjatë edicionit 2015/16, kur ai shënoi 17 gola në Liga 1, por ai ka pasur vështirësi për të depërtuar te PSG dhe thuhet se ka një raport të ftohtë me trajnerin Unai Emery./arbresh.info/
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...