Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’ duke folur për shumë çështje në lidhje me të ardhmen e gjigantit në La Liga.
Megjithatë, biznesmeni spanjoll ka dhënë gjithashtu disa deklarata befasuese në lidhje me sulmuesin Lionel Messi duke pretenduar që reprezentuesi argjentinas ishte afër transferimit në Inter në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte viti 2006 kur Interi bëri një ofertë. Ata ishin të përgatitur për të paguar 150 milionë euro për të paguar klauzolën e tij, kjo është edhe arsyeja pse e kemi rritur atë në 250 milionë euro, por unë gjithmonë jam ndierë i qetë nga raportet e mia me babin e tij, Jorgen”
“I kam thënë atij: Ata duhet të paguajnë klauzolën sepse unë nuk do ta shes. Ai do të jetë i lumtur këtu, ai do të shkëlqej këtu. Aty, ai do të fitoj vetëm financiarisht. Djali juaj është i përcaktuar për të qenë më i miri në histori dhe këtu ka një skuadër që do t’i ndihmoj për të arritur aty. Ai do të shijojë kohën këtu”
Messi tani është duke negociuar vazhdimin e kontratës me Barcelonën. Ylli i Argjentinës mund të fitoj rreth 40 milionë euro, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare me Lionel Messin, kontrata aktuale të cilit ka vetëm edhe 12 muaj./arbresh.info
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë