Stadiumi i ri i Kombëtares Shqiptare të futbollit do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Francës.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka konfirmuar për mediat gjatë një inspektimi të punimeve në stadiumin e Kukësit se stadiumi i ri “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjet e nëntorit, shkruan portali arbresh.info.
“Nga Kukësi të thuash se do të jetë gati ‘Arena’ më pëlqen, por në faktikisht do të jetë gati sepse direkt nga stadiumi i Tiranas pasi kemi përfunduar një lloj vizite atje kemi ardhur këtu”, ka thënë fillimisht Duka.
“Ka shumë punë për të bërë por do të arrijmë patjetër që ta kemi ndeshjen e 17 nëntorit”
“Tashmë kemi ndarë edhe ftesat dhe ne shqiptarët kur ndajmë ftesat duhet ta bëjmë dasmën se s’bënë”
Shqipëria, e cila është e pashpresë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 pas disfatës kundër Turqisë, luan kundër Andorrës më 14 nëntor para se të zhvillojë ndeshjen kundër kampionit të botës tri ditë më vonë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...