Ylli i Arsenal-it, Granit Xhaka ka konfirmuar se ka refuzuar mundësinë për tu rikthyer në Gjermani gjatë afatit të janarit.
Pas një incidenti në ndeshjen ndaj Crystal Palace, Xhaka u kritikua shumë nga tifozët dhe pritej që të largohej, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, me largimin e Unai Emery dhe ardhjen e Mikel Arteta-s, Xhaka rifitoi përsëri pozitën në formacionin e parë të “Topçinjtë.
Kosovari ka pranuar se ishte në kontakte me Hertha Berlin dhe klubi gjerman i kishte bërë ofertë, por ai e refuzoi.
“Nuk është problem për mua. Po, kishte kontakt dhe një ofertë, por në fund zgjodha të qëndrojë në Londër”.
“Pas tri vite e gjysmë, nuk dua të shkatërroj çfarë kam ndërtuar. Jam i koncentruar me gjithë fuqinë time dhe motivimin dhe shpresoj që mund të rikthehemi në fushë se shpejti”, deklaroi ai.
Xhaka gjatë këtij sezoni për Arsenal ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me një asistim./arbresh.info.
Prizreni mbetet pa Rilind Krasniqit, basketbollisti humb sez...
Murati: Opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, po ...
FFK organizon kursin e radhës të trajnerëve për Licencën B
“Turp”, Stresi kritikon banorët e Big Brother Vi...
Ministri Vitia jep detaje rreth vaksinimit me vaksinën HPV p...
Shitet në ankand letra e Princeshës Diana, zbulon si ishte d...