Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se është “i gatshëm” për rikthim në menaxhim mes spekulimeve të shumta për rolin te gjiganti në Serie A – AC Milani.
69-vjeçari ka qenë i pa punë qysh pas largimit nga “Topçinjtë” në verën e vitit 2018 pas 22 sezoneve në klub, transmeton portali arbresh.info.
“Pas lamtumirës time me Arsenalin, unë kam pranuar shumë oferta dhe jam duke i konsideruar disa”, ka thënë fillimisht Wenger. “Mendoj se ju do të më shihni mua në bankinë sërish, por nuk e di kur të them të drejtën”
“Kam marrë një pushim për shkak se ngurroja të shkoja diku tjetër pas një pune kaq të gjatë. Megjithatë, nuk mund të mendoj se nuk do të rikthehem më në fushë”
“Ndoshta unë mund të zgjedhi për një rol pak më ndryshe. Ajo që dua më së shumti është ta ndaj atë që kam mësuar sa më shumë që është e mundur”, shtoi francezi./arbresh.info/
Raportohet se ka vdekur Fetullah Gylen
Osmani dhe kongresisti Torres flasin për zhvillimet në Kosov...
Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon tre ser...
Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1300 gjoba brenda një javë, ...
43 aksidente bre 24 orëve, policia shqiptoi afro 2 mijë gjob...
Arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje në Fushë Kosovë, k...