Do të luhet në verën e vitit 2021, por do të quhet ‘Euro 2020’.
Pavarësisht se Europiani i këtij viti është shtyrë për në verën e ardhshme për shkak të koronavirusit, do të vazhdojë të quhet Euro 2020 edhe pse do të luhet në vitin 2021.
Kampionati europian do të zhvillohet nga data 11 qershor deri në 11 korrik të vitit 2021, gjithsesi fakti që ky kompeticion do të zhvillohet në 12 vende të ndryshme të Europës me rastin e themelimit të UEFA-s, ky është një detaj që e bën këtë Europian unik dhe prandaj do të quhet Euro 2020, lajmi është konfirmuar nga UEFA.
Shtyrja e Kampionatit Evropian i ka hapur rrugë përfundimit të ligave, nëse koronavirusi zhduket brenda një muaji.
Ideja e ligave në europë, të suspenduara për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19, është që ato të rinisin në fillim të muajit maj.
Raportohet se nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, edhe ligat edhe Champions League bashkë me Europa Leaguen, do të përfundojnë suksesshëm deri më 30 qershor.
Koronavirusi deri më tani ka marrë afër 10 mijë jetë njerëzisht, ndërsa janë infektuar afër 300 mijë persona.
Italia është vendi që është goditur më së shumti nga kjo pandemi.
Në 24 orët e fundit, raportohet se kanë vdekur 627 persona në Itali, duke shkuar në total numri në 4,032. /Gazeta Express/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...