Neymar është në linjë për të bërë rikthimin e tij te Paris Saint Germaini në ndeshjen e së dielës kundër Monacos, ka konfirmuar kryetrajneri Thomas Tuchel.
Superylli brazilian nuk ka luajtur ndonjë ndeshje kompetitive qysh pasi dëmtoi ashtin e pestë të këmbës gjatë fitores në Kupë të Francës kundër Strasbourgut më 23 janar, transmeton portali arbresh.info.
Neymar, i cili ka shënuar 13 gola gjatë këtij sezoni në Liga 1, është rikthyer në fillim të këtij muaji në stërvitje por ende nuk ka qenë i gatshëm për të luajtur.
https://twitter.com/njrstats/status/1115701380835160064
Megjithatë, Tuchel ka thënë se Neymar është afër rikthimit dhe ndeshja kundër Monacos mund të jetë një mundësi për PSG-në për të siguruar titullin pas shanseve të humbura kundër Strasbourgut, Lilles dhe Nantes.
“Ne duhet të presim, kanë mbetur edhe dy seanca. Ndoshta do të jetë të dielën, shpresojmë kështu”, ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp.
“Testet e kryera të Neymarit janë mirë. Ai është i patundur. Ai ka besim. Ai nuk ka frikë, ai është duke goditur topin dhe ndihet mirë”, shtoi Tuchel./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...