Trajneri i Ajax-it, Erik ten Hag ka thënë se janë duke dëgjuar ofertat për portierin Andre Onana.
Onana javën e kaluar konfirmoi se aventura me gjigantin holandez përfundoi, pasi sezoni u ndërpre shkaku i koronavirusit, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea dhe Barcelona janë duke garuar për të fituar shërbimet e kamerunasit, kurse Ten Hag ka konfirmuar se do dëgjojnë të gjitha ofertat.
“Andre është shumë i rëndësishëm për ne. Sigurisht nuk duam ta humbim, por është e vërtetë që kemi marrëveshje nga viti i kaluar”.
“Do ta dërgojmë të klubi i duhur, kur të kemi çmimin e duhur”, theksoi trajneri i Ajax.
Ajax është duke shpresuar të fitojë 25 milionë euro për ‘gardianin’, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...