E konfirmon Real Madrid-i, ja çfarë lëndimi ka pësuar Vazquez

18:53 | 15 Qershor 2020
Arbresh Info

Real Madrid përmes një komunikate ka konfirmuar se sulmuesi Lucas Vazquez, ka lënduar muskujt ‘soleus’.

Spanjolli mungojë në fitoren e djeshme kundër Eibar-it, shkaku i lëndimit që kishte pësuar gjatë stërvitjes në javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Kurse, Real-i sot (e hënë) ka konfirmuar se Vazquez është i lënduar në muskujt ‘soleus’.

“Pas testeve që i janë bërë lojtarit tonë Lucas Vazquez, ai është diagnostikuar me lëndim muskulor në ‘soleusin’ e djathtë”, ishte shkruar në njoftim.

https://twitter.com/realmadrid/status/1272548651278139393

Data se kur do rikthehet spanjolli nuk dihet, ndërsa Real-i të enjten e ardhshme do përballet me Valencia-n./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme