Një vit më parë ishte afër arritjes së dëshirës, të luajë në Real Madridin e Zinedine Zidane.
Madje, Paul Pogba publikisht deklaroi se po largohet nga Manchester United, për të provuar një aventurë të re që për të gjithë destinacioni ishte tashmë “Santiago Bernabeu”
Por, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjær, bashkë me klubin insistuan shumë dhe e mbajtën Pogbën në Manchester dhe duket se ai s’do të lëvizë më nga atje.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar agjenti i tij, Mino Raiola.
“Paul do të qëndrojë në Manchester United. Është në qendër të një projekti të rëndësishëm. Nuk është prej atyre që krijon polemika sidomos në një kohë kur duhet të qëndrojmë të qetë dhe të shohim se si do të shkojë. Do të kujdesemi për rinovimin me paqe mendore, pa stres. Do të vazhdojmë të flasim për të”, u shpreh Raiola.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...