Milani ka konfirmuar se Rafael Leao ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë kohës me përfaqësuesen dhe do të jetë jashtë për disa javë.
Sulmuesi po luante të enjten për Portugalinë U-21 kundër Holandës kur pësoi dëmtimin.
Klubi në njoftim konfirmon se ka të bëjë me një problem muskulor në kofshën e djathtë.
Teste të tjera do të bëhen pas 10 ditësh, çka do të thotë se ai do të jetë jashtë për së paku dy javë.
21-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asiste në 10 ndeshje zyrtare për Milanin këtë sezon. /Gazeta Express/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...