Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka konfirmuar për Insportin se kur do të negociohet për të kontratën e re të selektorit Bernard Challandes.
Tekniku zviceran ishte emëruar në postin e përzgjedhësit të Kombëtares duke e pasuar kështu Albert Bunjakun, më 2 mars të 2018-ës.
Në media së fundmi është raportuar se kontrata e përzgjedhësit të Kosovës ka skaduar më 2 mars të këtij viti.
Në një prononcim për Insportin, menaxheri Bajram Shala zbuloi se e vërteta nuk qëndron kështu.
Selektori Challandes dhe menaxheri Bajram Shala
“Kontrata aktuale e tij është deri pas Kampionatit Evropian”, pohoi Shala në prononcim për Insportin.
Ai shtoi se do të negociohet për kontratën e re të Challandesit, pa marrë parasysh rezultatet e kombëtares në ndeshjet e play-offit që zhvillohen në mars.
“Kurse, ndërkohë do të negociohet për kontratën e tij të re, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e muajit mars”, tha Shala.
Kujtojmë se pas emërimit të Challandesit, Kosova pati ecuri të jashtëzakonshme të 15 ndeshjeve pa humbje.
Ndërkaq, në Ligën e Kombeve të edicionit të kaluar, Kosova përfundoi si fituese në grupin 3 të Ligës D, me numër rekord të golave në këtë kompeticion (15), duke i lënë prapa kombëtare të mëdha si Franca, Gjermania, Anglia e Spanja.
Kosova ndeshjen e radhës do ta ketë më 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-offit’ të Euro 2020, ndaj Maqedonisë së Veriut. Në rast fitoreje, do të luajë me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë në finale më 31 mars, për një vend në Evropian.
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...