Manchester United ka konfirmuar këtë mbrëmje se Raphaël Varane pritet të mungojë rreth një muaj për shkak të një dëmtimi në muskul.
Varane, i cili humbi tre ndeshje, para se të kthehej dhe të luate në fitoren kundër Spurs, iu desh të zëvendësohej qysh në pjesën e parë në ndeshjen e të martes kundër Atalantas.
Qendërmbrojtësi nuk mundi të vazhdonte pasi u rrëzua në minutën e 37-të të ndeshjes, me Ole Gunnar Soskjaer që e zëvendësoi Varane me Mason Greenwood.
Varane ka treguar cilësitë dhe ka sjellur stabilitet në vijën e dobët mbrojtëse të United, por ish-futbollisti i Real Madridit i është ndërprerë ky moment pikërisht për shkak të lëndimit.
Raphaël Varane kompletoi transferimin e tij te Manchester United gjatë kësaj vere nga Real Madrid për shumën e 40 milionë eurove./Arbresh.info
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit