Trajneri i ri i Barcelonës, ka pranuar se skuadra blaugranase ndoshta do jetë më defensivë së në vitet e kaluara.
Pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich-ut, Barcelona ka ndryshur dhe këtë e ka dëshmuar duke e shkarkuar Quique Setien dhe vendosur në post Koeman-in, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku holandez ka pranuar se skuadra ndoshta do jetë me defensivë.
“Ndoshta do jetë më ndryshe dhe më defensivë se në vitet e kaluara, por objektivi është të lëvizim topin dhe të gjejmë hapësirë”.
“Mendoj se skuadra mund ta bëjë sepse mesfushorët luajnë në atë mënyrë. Gjëja më e rëndësishme është që nuk kemi lëndime”.
“Ne duam të bëjmë punë fizike dhe në dy javët e ardhshme më shumë taktike”, deklaroi ai.
Barcelona edicionin e kaluar nuk arriti të fitojë trofe, kurse synon transferimin e dyshes Memphis Depay dhe Gini Wijnaldum./arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit