Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”.
Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin nga “Napolitanët”, edhe pse ende s’është bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Gattuso ka thënë se nuk mund të gjejnë një lojtar si polaku, mirëpo ka pranuar se ai dëshiron ndryshim skenari.
“Është vështirë të gjesh dikë me të mirë se Milik. Sidoqoftë, kur lojtari beson se me klubin ka përfunduar dhe ai dëshiron ndryshim skenari, duhet ta dëgjosh”.
“Nuk mund të mbash dikë nga dëshira e tij, ose është vështirë t’i dëgjosh. Duhet të respektosh dëshirat e lojtarit”, deklaroi ai.
Juventus-i dhe Chelsea janë të interesuar, mirëpo Milik thuhet se preferon kalimin te “Bianconerët” për tu ribashkuar me Maurizio Sarri-n./arbresh.info.
Intervistë me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi
Shënoi hat-trick me Granadan, Myrto Uzuni pas ndeshjes: Jam ...
Hapet gara ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë-Hani i ...
Ndërmjetësit intensifikojnë përpjekjet për armëpushim teksa ...
Presidentja e Sllovenisë vizitë zyrtare në Kosovë, policia n...
Kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet gjilanasi