E konfirmon Gaspart: Barça kishte nevojë për 300 milionë për blerjen e Neymar

16:17 | 13 Shtator 2019
Arbresh Info

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart ka konfirmuar se PSG refuzoi shitjen e Neymarit për më pak se 300 milionë euro.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tentoi të rikthej superyllin brazilian në Camp Nou, por homologu i tij te PSG – Nasser Al-Khelaifi ngurroi për të negociuar, transmeton portali arbresh.info.

“E di që Barcelona dhe presidenti i tyre kanë tentuar rekrutimin e Neymarit”, ka thënë Gaspart për Cadena SER.

“PSG kërkoi 300 milionë euro deri në fund. Edhe pse Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm, kjo nuk mund të finalizohej për shkak të dinjitetit”

“Por, Barça tentoi të nënshkruaj me të”, shton Gaspart./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme