Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar se katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv me kronavirus.
Të gjithë janë asimptomatik dhe me shëndet të mirë, derisa janë izoluar dhe nuk kanë pasur kontakt me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan portali arbresh.info.
Njoftimi i FFK-së pa ndërhyrje.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se Kombëtarja U21 dje iu ka nënshtruar testit për Covid-19 dhe sot është njoftuar me rezultatet e testeve. Me këtë rast katër futbollistë edhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv. Që të gjithë janë asimptomatik dhe mirë me shëndet. Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të grithë personat që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit. Po ashtu, duhet cekur që Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi. Personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse sërish pozitiv”, ka shkruar FFK.
Ndeshja e radhës për “Dardanët” e rinj është kundër Andorrës U21./arbresh.info/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...