Dyshja në Arsenal, Granit Xhaka dhe Laurent Koscielny janë në dyshime për ndeshjen e madhe në Evropa Ligë kundër Napolit.
Të dy lojtarët kanë qenë të lënduar qysh nga muaji i kaluar dhe trajneri Unai Emery vazhdon të jetë i pasigurt nëse ata do të arrijnë të jenë në dispozicion për takimin e parë në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di. Ne jemi duke pritur për të parë nëse Laurenti mund të luaj sot por dje në mëngjes ne e dinim se kjo nuk ishte e mundur. Dua të jem pozitiv për të enjten, varet se si do të ketë progres”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.
“Xhaka është njëjtë. Ata do të jenë në dyshime për ndeshjen e së enjtes. Por, ne kemi lojtarë që mund të bëjnë performancë me gjithë lojtarët e tjerë”
Takimi i madh zhvillohet duke filluar nga ora 21:00 këtë të enjte./arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë