E konfirmon edhe kryeministri i Italisë: Nuk luhet futboll deri më 3 maj

20:07 | 10 Prill 2020
Arbresh.info

Italia do të vazhdojë me masa të rrepta sigurie.

Pandemia Covid 19 ka pasur Italinë një nga shënjestrat më të preferuara, duke e vënë në listën e shteteve më të prekura.

Masat në Itali janë të rrepta. Të gjitha aktivitetet sportive dhe grumbullimet e mëdha janë suspenduar.

Sot, kryeministri i vendit, Giuseppe Conte iu është drejtuar qytetarëve duke shqiptuar masat e reja.

Bazuar në fjalët e kryeministrit Conte, masat do të vazhdojnë deri më 3 maj, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se futbolli dhe evenimentet tjera sportive nuk do të kthehen deri në këtë datë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme