Takimi i shtyrë mbrëmë për shkak të shiut dhe gjendjes së keqe të fushës, Kroaci – Kosovë do të zhvillohet sot nga ora 14 e 30.
Lajmin e ka bërë të ditur për IndeksOnline përzgjedhësi i Përfaqësueses, Albert Bunjaki. Por, sipas tij kjo do të jetë një sfidë me kohën.
“Takimi do të zhvillohet nga ora 14 e 30. Por do ta kemi një sfidë me kohën. Mbrëmë kemi ardhur në hotel në ora 00:00. Tani morëm lajmin se loja do të luhet. Pastaj menjëherë pas lojës do të udhëtojmë me autobus për në Ljublan. Nga ora 22 e 30 e kemi fluturimin për në Tiranë. Nga Tirana do të nisemi për në Bushat me autobus”, ka thënë Bunjaki për IndeksOnline.
Takimi kundër Kroacisë zhvillohet sot nga ora 14:30, kurse Përfaqësuesja jonë do të ketë pushim vetëm një dit para duelit kundër Finlandës më 5 shtator në “Loro Borici” të Shkodrës.
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...