E konfirmon Bartomeu: Quique Setien është shkarkuar

08:16 | 17 Gusht 2020
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Quique Setien, pas humbjes ndaj Bayern Munich-ut.

Skuadra gjermane e ‘shkatërroi’ Barcelonën me rezultat të thellë 8 – 2, transmeton portali arbresh.info.

Sipas COPE, Setien është shkarkuar nga bordi, kurse të njëjtën rrugë do e kenë edhe drejtori sportiv Eric Abidal dhe shefi Ramos Planes.

Zyrtarizmi pritet të bëhet sot (e hënë).

Trajneri holandez, Ronald Koeman, ish trajneri i Tottenham-it, Mauricio Pochettino dhe legjenda e Barcelonës, Xavi janë kandidatë për ta zëvendësuar teknikun spanjoll.

Thuhet se Koeman është i pari në listë, derisa dje ka zbarkuar në Barcelonë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme