Arsenal është në bisedime me mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey sipas babait të lojtarit, Jacop Partey.
Ka shumë raportime se Partey do kaloi në “Emirates” dhe një transferim i tillë mund të ndodh gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Babai i Partey ka thënë se dëshiron që ky transferim të ndodh sepse në shtetin e tij ka shumë mbështetës të “Topçinjve”.
“E telefonova djalin tim pasi dëgjova spekulimet dhe me tha se janë të vërteta”.
“Ai me tha se janë në bisedime me Arsenal. Varet nga vlera që kërkon Atletico”.
“Nëse shkon te Arsenal do jetë mirë, kemi shumë mbështetës të Arsenal-it në shtetin tonë”.
“Do të isha i lumtur nëse vendos të transferohet te Arsenal. Janë duke diskutuar se si Atletico do e lirojë”, deklaroi ai.
Klauzola e lirimit të Partey është 50 milionë euro, mirëpo thuhet se “Los Rijoblancos” kërkojnë më shumë./arbresh.info.