Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka vendosur për të pushuar superyllin Cristiano Ronaldo në ndeshjen e ardhshme të skuadrës së tij në Serie A kundër SPAL-it për t’iu shmangur ndonjë rreziku për lëndim.
“Zonja e Vjetër” luan kundër Ajaxit ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve të martën ndërkohë që titulli nuk Serie A nuk është larg dhe kampioni italian mund të lë jashtë lojtarin e tyre kryesor, transmeton portali arbresh.info.
Juventusit i duhen vetëm një pikë nga vizita e tyre në SPAL gjatë vikendit.
“Me gjasë nuk do të startoj, tashmë është në limit (pasi ka luajtur kundër Ajaxit) dhe prandaj nuk do të rrezikoj me të”, ka thënë Allegri.
“Është një mundësi e mirë për disa lojtarë të rikuperohen”
“Në çfarëdo rasti, linja startuese do të jetë e fuqishme”, theksoi Allegri.
Dy lojtarët që pritet të startojnë janë Mattia Perin dhe talenti i ri Moise Kean./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...