Talenti i Manchester United, Tahith Chong është afër për të nënshkruar kontratë të re me klubin anglez.
Pavarësisht interesimit të madh nga Inter, me të cilët thuhet se ka arritur marrëveshje paraprake që të transferohet si lojtar i lirë në verë, egziston mundësia që Chong ta prishë marrëveshjen dhe të vazhdojë të jetë në “Old Trafford”.
Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Erkan Alkan i cili beson se klienti i tij do qëndrojë te “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
“Shumë klubi kishin interesim, jemi duke biseduar me klubet e mëdha, por United erdhi me planin me të mirë për Tahith”.
“Ai dëshiron të qëndrojë me klubin që e mori nga Holanda”, theksoi ai.
Holandezi me kontratën e re do të fitojë rreth 30 mijë euro në javë.
Në garë për Chong pos Inter, janë edhe Barcelona e Juventus./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...