Agjenti i Marcelo Brozovic, Miroslav Bicanic ka pranuar se shumë klube janë të interesuara për klientin e tij.
Brozovic është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe klauzola e lirimit është 60 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, gjigantët evropianë si Liverpool, Barcelona, PSG, Real Madrid dhe Barcelona kanë interesim të madh për kroatin.
Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, mirëpo ia ka bërë me dijë të gjithëve se klauzola e Brozovic duhet paguar mes datave 1-15 korrik.
“Është në kulmin e karrierës, por nuk mund të vendosim nëse sezoni shtyhet shkaku i koronavirusit”.
“Sidoqoftë, klauzola e lirimit mund të paguhet mes datës 1 dhe 15 korrik, sepse e ka të shënuar në kontratë”, theksoi Bicanic.
27-vjeçari gjatë këtij sezoni për “Neurazurët” ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asistime në 32 paraqitje./arbresh.info.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...