Agjenti i Fabian Ruiz-it, Miguel Alfaro ka konfirmuar se dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid e duan klientin e tij.
Ka pasur shumë spekulime që e lidhnin spanjollin drejt kalimit në La Liga, mirëpo pandemia e koronavirusit ka bërë që të mos këtë bisedime, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, i cili ka bërë me dije se dy klubet e mëdha spanjolle do provojnë ta transferojnë gjatë vitit 2021.
“Barcelona dhe Real Madrid-i janë të interesuar për Fabian dhe do provojnë ta transferojnë në vitin 2021”.
“Nuk jemi në nxitim për të bërë ndonjë vendim, ai është i gatshëm dhe jep më të mirën ku do që luan, skuadra është në dijeni”, deklaroi ai.
Napoli, nga ana tjetër është duke provuar ta rinovojë sa më shpejtë më lojtarin./arbresh.info.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...