E konfirmojnë shifrat, edhe Messi vuan largimin nga Barcelona

23:22 | 25 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Largimi i Lionel Messit ka bërë që punët për Barcelonën të shkojnë keq e më keq, megjithatë as ylli argjentinas nuk po shkëlqen në nivelin e pritshmërive te Paris Saint Germain, pasi shifrat konfirmojnë një periudhë të vështirë përshtatjeje.

Kur flitet për një lojtar si ai, alarmi ndizet nëse kalon dy ndeshje pa shënuar, megjithatë ylli argjentinas ka gjetur vetëm një herë rrjetën në kampionat, në 865 minuta lojë, duke konfirmuar se përshtatja nuk ka qenë aspak e lehtë.

Sigurisht në kampionat Messi vijon të bëjë mirë, pasi ka shënuar 5 gola në po kaq ndeshje, ndërsa në kampionat nuk ka gjetur rrjetën asnjëherë në 5 ndeshjet e fundit, të cilat i ka nisur gjithmonë si titullar.

Dhe për më tepër, ylli argjentinas nuk shënon në ndeshjet në transfertë prej 7 muajsh, pasi herën e fundit shënonte më 11 maj në një barazim spektakolar 3-3 në përballjen Levante-Barcelona.

Që atëherë, të gjithë golat e Messit janë shënuar në ndeshjet që klubet e tij i kanë luajtur si pritëse, përfshi edhe ata në Champions League me Paris Saint Germain. Ndonëse klubi kryeqytetas “fluturon” në kampionat, shifrat e Messit janë shqetësuese, pasi ka shënuar më pak se të gjithë dhe 5 asistet nuk e justifikojnë aspak një marrëdhënie të tillë me golin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme