Google ADS

E kërkon Man Utd, Sane jep përgjigje përfundimtare

14:22 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Leroy Sane po lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Leroy Sane ka thënë se ai nuk do të transferohet kurrë te Manchester United, pasi ka respekt për Manchester Cityn.

“Ajo nuk do të ndodh kurrë, nuk do të ndodh kurrë”, ka thënë Sane pas fitores ndaj Southamptonit në vikend, përcjell “lajmi.net”.

“Jam i lumtur këtu dhe nuk do të largohem deri sa trajneri të më thotë.

“Ne duhet të vazhdojmë me një formë të tillë dhe të tregojmë më të mirën tonë ndaj kundërshtarëve edhe më të fortë”, ka shtuar më tej anësori gjerman.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme