Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, Paulinho ka treguar se shpreson të përfundojë transferimin e tij te Barcelona në javën e ardhshme.
Në një intervistë të gjerë me edicionin e së dielës të gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Paulinho pranoi befasinë e tij pas marrjes së ofertës nga Barça, por këmbënguli se ai kishte atë që duhej të arrinte për Blaugranën, ndërsa mbeti i befasuar nga oferta e katalunasve, por edhe vendimi i ekipit Guangzhou Evergrande për të refuzuar ofertën.
“Pas ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës në Australi, agjenti im më tha se kishte interes nga Barca dhe kjo më befasoi”, tha fillimisht Paulinho.
“Por unë doja të kisha një ofertë para se të filloja të ëndërroja. Pas dy miqësoreve, Guangzhou mori një ofertë zyrtare dhe më bëri një ofertë që më pëlqeu vërtet”, transmeton Telegrafi.
“Reagimi im ndaj interesimit të Barcelonës? Ndjeva sikur isha duke lundruar në një re, duke menduar se a mund të ishte e vërtetë apo jo. Dhe kur mora ofertën, ishte sikur të zgjohesh papritur dhe kjo më bëri shumë të lumtur”.
“Jam pak i befasuar që Guangzhou nuk i është përgjigjur Barcës ende dhe doli në konferencë këtu se ata e refuzuan ofertën”.
“Kjo është një mundësi unike për mua, të jem në gjendje të luaj për Barcën, ekipin më të mirë në botë dhe të jem i rrethuar nga lojtarët më të mirë në botë”.
“Unë ende nuk kam folur me Presidentin tim. Nuk jam ndalur duke menduar për ofertën e Barcelonës dhe shpresoj që të zgjidhet çdo gjë këtë javë”.
“I thash agjentin tim që të përshpejtoj çdo gjë në mënyrë që çdo gjë të zgjidhet këtë javë, sepse afati i transferimeve po mbyllet dhe Guangzhou do të ketë kohë për të nënshkruar zëvendësimin tim”, përfundoi braziliani.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...