Jordan Pickford ka sfiduar Cristiano Ronaldon duke e kopjuar festimin ikonik të yllit të Real Madridit.
Pickford ishte heroi i Anglisë pasi mbrojti penaltinë e Carlos Baccas pas vazhdimeve në fitoren kundër Kolumbisë në fazën eliminuese të 1/8-së në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Po ashtu, portieri i Evertonit ishte mes portës kur Mateus Uribe goditi nga pika e bardhë transversalen duke bërë kështu që Anglia të fitoj për herë të parë në ekzekutimin e penaltive në Kampionatin Botëror.
Pas penaltisë së Eric Dier, festimet filluan dhe lojtarët e Anglisë filluan të hidhen mbi Pickfordin. Derisa Harry Kane, Jesse Lingard dhe John Stones me vrap u nisën te ish lojtari i Sunderlandit, Pickford zgjodhi për të festuar në stilin e Ronaldos.
“Tre Luanët” do të përballen tani me Suedinë në çerekfinale të shtunën duke filluar nga 16:00./arbresh.info/
Shikoni momentin e festimit më poshtë:
https://twitter.com/bateson87/status/1014258559230595072
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...