Google ADS

“E ka kuptuar gabimin dhe do të rikthehet te Barcelona” – Legjenda italiane paralajmëron rikthimin e Messit në Camp Nou

19:41 | 25 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ishte njëra nga temat më të përfolura gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli argjentinas vendosi të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë për t’iu bashkuar gjigantit francez Paris Saint Germain.

Por aventura e tij në Parc de Princes nuk ka shkuar siç është më së miri, pasi ai ka hasur në vështirësi për ta shfaqur më të mirën e tij.

34-vjeçari në 22 ndeshje të zhvilluara ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.

E legjenda italiane Fabrizio Ravanelli ka dhënë një deklaratë bombastike për gazetën spanjolle AS, duke thënë se Messi do të kthehet te Barcelona në verë.

Sipas Ravanellit Messi e ka kuptuar tanimë gabimin që ka bërë me largimin nga Barcelona dhe në verë do të rikthehet në Camp Nou duke e reduktuar edhe pagën e tij.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, numri një në botë edhe pse tani është në një fazë të vështirë të jetës së tij”. “Mosha është shumë e rëndësishme se cilësia e jetës për ta shfrytëzuar në maksimum. Kjo është arsyeja pse jam i bindur që nuk do të qëndrojë në Paris”, tha Ravanelli.

Tutje ish-anëtari i Juventusit e Lazios ka deklaruar se në fund të sezonit Messi do të rikthehet te Barcelona me një pagë të reduktuar pasi shtëpia e tij është në Camp Nou.

“Për mendimin tim Messi do të rikthehet në Barcelonë në fund të sezonit me një pagë të reduktuar. Shtëpia e tij është aty, ai e ka kuptuar gabimin e madh që ka bërë me largimin nga Barcelona”, u shpreh Ravanelli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme