Më në fund për Bibiana Steinhaus erdhi momenti për të bërë realitet ëndrrën e një jetë të tërë.
Gjyqtarja është gati të shkruajë historinë në Bundesligën gjermane.
Steinhaus që me profesion është agjente policie, është caktuar të drejtojë ndeshjen mes Herthës së Berlinit dhe Werder Bremen e planifikuar të luhet këtë fundjavë dhe që është e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.
Pas një sërë eksperiencash të përjetuara në rolin e gjyqtares së katërt, Steinhaus do të bëhet e para femër që do të gjykojë një ndeshje në kategorinë më të lartë të futbollit në Gjermani, transmeton TCh.
Provën përfundimtare, Bibiana e dha gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë mes Chemnitzer dhe Bayernit të Mynihut gjatë së cilës Ribery tentoi të bëjë shaka me arbitren duke i zgjidhur këpucën. Steinhaus pranoi me ironi gjestin e tij duke i dhënë Ribery2 goditja të lehta në shpatull. Tani për 38-vjeçaren nga Hannoveri ka ardhur momenti për të përjetuar përfundimisht ëndrrën e saj të madhe.
Për Steinhaus, caktimi për të arbitruar një ndeshje të Bundesligës është edhe një vlerësim për punën e saj duke qenë se për 5 vjet rresht ajo është shpallur gjyqtarja më e mirë në Gjermani.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...