E jashtëzakonshme: Brenda dy muaj pesëfishohet vlera e Mërgim Berishës

10:07 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sulmuesit me origjinë nga Kosova dhe yllit të RB Salzburg, Mërgim Berisha i është rritur vlera në 10 milionë euro brenda dy muajve. Në tetor Berisha kishte vlerë 2.5 milionë, kurse tash sipas transfermarkt nga 21 dhjetori, vlera e tij është 10 milionë euro.

Mërgim Berisha është duke shkëlqyer në kampionatin austriak duke qenë titullarë të Salzburg, me të cilët ka shënuar shtatë gola në 10 paraqitje në ligë, derisa ka regjistruar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i cili vjen nga fshati Sopijë i Suharekës, me paraqitjet e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha europiane t’i kthejnë sytë nga ai.

Në tetor Berisha kishte vlerën 2.5 milionë euro në treg, mirëpo tash kush dëshiron kartonin e tij duhet të paguajë shumë më shumë.

Që nga data 21 dhjetor, sipas “transfermarkt” vlera e sulmuesit kosovar është rritur pesë fish më shumë, transmeton Metro. Në bazë të rifreskimit të vlerës, aty shihet se Berisha tani kushton hiq më pak se 10 milionë euro.

Sulmuesi është 22 vjeçar dhe po kërkohet nga shumë klube duke parë aftësitë dhe moshën që ka.

Ndryshe ditë më parë është raportuar se Berisha ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, pasi deri më tani ai ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë për të rinjtë.

Mirëpo ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse ky yll i ri do t’i bashkohet “Dardanëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme