E jashtëzakonshme, Belgjika eliminon Brazilin nga Botërori

21:57 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas 90 minutave lojë, Brazil  – Belgjikë, tashmë ka marrë fund gjithçka.

Belgjika ka eliminuar kampionin e pesëfishtë të Kupës së Botës, Brazilin, shkruan portali arbresh.info.

Me dy gola nga autogoli i Fernandinhos (13’) dhe Kevin de Bruyne (31’), Belgjika është gjysmëfinalistja e dytë në Rusia 2018.

Brazili nuk arriti të barazojë rezultatin në Kazan Arena, përkundër golit nga Renato Augusto (76’).

Kjo është hera e parë që nga viti 1986 që Belgjika kualifikohet në gjysmëfinale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme