Trajneri kosovar i taekwondos, Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga federata evropiane e këtij sporti.
Në Evropianin për fëmijë në Tiranë, Fetiu ka goditur me shuplakë garuesen e tij 8-vjeçare, që është edhe vajza e tij.
Këtë gjest, ai e kishte bërë pak momente pasi ajo pësoi humbje ndaj rivales serbe.
Fetiu në një prononcim për media tha se e kishte bërë me qëllimin për ta qetësuar.
Vendimin për suspendimin e trajnerit kosovar e mori bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.
Pas këtij dënimi ai nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin e tij as në garat kombëtare e as në ato ndërkombëtare./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Humbi ndaj serbes, trajneri kosovar i Taekwondos e godet me shuplakë tetë-vjeçaren
Flet trajneri që goditi garuesen 8-vjeçare pas humbjes: Jam babai i saj, e bëra për ta qetësuar
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...