Matteo Politano dhe Marco Benassia janë ndëshkuar me dy ndeshje mos-lojë, ndërkohë që Roma do të jetë edhe në mungesë të Steven Nzonzit dhe Bryan Cristanes kundër Milanit.
Komisioni Disiplinor ka njoftuar se sulmuesi i Interit, Politano, do të jetë i penalizuar për ofendim të gjyqtarit, gjë për të cilën u ndëshkua me karton të kuq në disfatën 1 me 0 ndaj Torinos, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori i Fiorentinas, Benassi bllokoi topin në linjë me krahun e tij duke dhuruar një penalti dhe pasi ka qenë vetëm me një karton të verdhë larg suspendimit, ai tani nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshje.
Roma ka pësuar një goditje të rëndë për shkak se ata kanë humbur dy mesfushorët kryesor të linjës startuese, Nzonin dhe Cristanen për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë.
Të ndëshkuar me nga një ndeshje janë edhe lojtarët si Federico Mattiello (Bologna), Fabian Ruiz (Napoli), Nicolò Barella (Cagliari), Francesco Cassata (Frosinone), Filip Helander (Bologna), Sergej Milinkovic-Savic (Lazio), Andrea Petagna (SPAL), Dennis Praet (Sampdoria) dhe Leandro Rolon (Genoa).
Milani është gjobitur me 15 mijë euro për brohoritjet “territoriale diskriminuese” kundër Napolit gjatë barazimit pa gola 0 me 0, ndërkohë që Roma është gjobitur me 12 mijë euro për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga tifozët./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...